Doli në televizion me orë luksoze, policia ‘mësyn’ në shtëpinë e presidentes së Perusë
Forcat e policisë kanë bastisur shtëpinë e presidentes së Perusë, Dina Boluarte pas një hetimi për mosdeklarimin e orëve luksoze.
Kanë qenë gazetarët në vend ata të cilët e kanë çuar vëmendjen te orët luksoze që presidentja mbante sa herë shfaqej në dalje të ndryshme televizive.
Bastisja “është me qëllim kërkimi dhe sekuestrimi”, tha policia për operacionin e autorizuar nga gjyqësori me kërkesë të zyrës së prokurorit të përgjithshëm.
“Ajo që ka ndodhur përbën një fyerje të patolerueshme ndaj dinjitetit të presidencës … dhe kombit që ajo përfaqëson. Këto veprime janë joproporcionale dhe jokushtetuese”, tha kryeministri Gustavo Adrianzen për radion dhe televizionin RPP të shtunën.
Autoritetet këtë muaj nisën një hetim ndaj Boluarte pasi gazeta lokale e lajmeve La Encerrona raportoi se presidentja mbante ora të ndryshme Rolex gjatë eventeve zyrtare.