![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/02/zhduken-dy-te-mitur.png)
Doli nga shtëpia me shoqet e s’u kthye, nëna nga Gjilani raporton zhdukjen e vajzës së mitur
19 gusht 2022
| 08:48
Një nënë nga Gjilani ka raportuar në polici se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia me shoqet e saj dhe se nuk dihet vendndodhja e saj.
Rasti është raportuar para dy ditësh rreth orës 22:00.
“PERSON I ZHDUKUR-Rr. Kumanova, Gjilan 17.08.2022 – 22:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur, viktima femër kosovare, ka dalë nga shtëpia (me shoqet e saj) dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.