DOLI NGA SHTYPI BOTIMI I DYTË I LIBRIT TË MR. SCI. HAMZ S. LLADROVCIT
PARATHËNIE PËR BOTIMIN E DYTË
Autori i librit: Mr. sci. Hamëz Lladrovci
Duke parë interesimin e lexuesit për librin dhe për tematikën e shtjelluar me titull: “Çështja shqiptare përballë diplomacisë dhe gjeopolitikës rusomadhe nga viti 1856 e deri në ditët e sotme”, që është ende aktuale (ku kjo politikë rusomadhe në këtë shekull është bërë edhe me e theksuar, veçanërisht që nga 24 shkurti i vitit 2022, kur Federata Ruse sulmoi dhe pushtoi një pjesë të Ukrainës), vendosa që ta botoj edhe njëherë librin në fjalë.
Pushtimi filloi në mëngjesin e 24 shkurtit të vitit 2022, me një arsenal të madh dhe me trupa të shumta, duke menduar që do ta pushtojë Ukrainën me një blicluftë, me qëllim që, jo vetëm ta pengojë zgjerimin e NATO-s, por edhe rrëzimin e qeverise demokratike properëndimore të Vladimir Zenelskyt. Për ta fshehur sulmin, Putini këtë agresion e quajti si: “Operacion special ushtarak”. Në fakt, Putini, pasi aneksoi Krimenë, e cila ka qenë një pike kyçe gjeostrategjike e ushtarake e Rusisë, që nga viti 1856, me anë të një referendumi ajo shpall pavarësinë nga Ukraina dhe me “vullnet” do t’i bashkohet Rusisë, pra një politikë, sa djallëzore, aq edhe perfide për ta aneksuar këtë vend strategjik, që lidh Detin e Zi me Mesdheun dhe jo vetëm. Pas aneksimit të Krimesë, ajo nxiti forca reaksionare ruse, duke i furnizuar me armatim, që të bëjnë një kryengritje kundër Ukrainës, si dhe të shkëputen nga Ukraina për t’iu bashkuar Rusisë. Duke parë një rezistencë të madhe të Ukrainës, atëherë Putini vendosi ta rrëzojë Zelenskyn dhe të sjellë një qeveri kukull në Ukrainë, e cila do të jetë kundër NATO-s dhe antiamerikane. Në fjalimet e tij, Putini përkrahte publikisht qëllimet irredentiste, duke kamufluar qëllimet e veta se, kinse, Ukraina qeveriset nga një qeveri neo-naziste, e cila kinse e persekuton pakicën etnike ruse. Pas këtij fjalimi, disa minuta me vonë, filluan raketat ruse ta godasin kryeqytetin e Ukrainës dhe vendet e tjera, ku forcat e mëdha tokësore sulmuan në shume drejtime. Si kundërpërgjigje, presidenti i Ukrainas, Zelensky, mobilizoi ushtrinë me miratimin e një ligji ushtarak, ndërsa pushtimi i Ukrainës u dënua ndërkombëtarisht si e padrejte dhe shkelje e së drejtës ndërkombëtare dhe agresion i hapur e i paarsyeshëm. Një rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dënoi agresionin dhe kërkoi tërheqjen e menjëhershme të trupave ruse nga Ukraina. Po ashtu, edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, me seli ne Hagë, kërkoi që të pezullohen menjëherë operacionet ushtarake ruse në Ukrainë. Edhe Këshilli i Evropës njëzëri dënoi agresionin në Ukrainë, duke dëbuar Rusinë nga këto marrëdhënie Evropë – Rusi. Shumë vende vendosen edhe sanksione kundër Rusisë. Një gjë e tillë u kërkua edhe nga sateliti i Rusisë, Serbia, që ta bëjë një veprim të tillë për të vendosur sanksione kundër Rusisë. Por, Serbia e Vuçiqit taktizoi, duke përdorur dy fytyrat e saj, ku në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara votoi pro dënimit të Rusisë, por nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë sot e kësaj dite.
Bile instruksionet e Rusisë për Serbinë ishin: që të përdorë Serbia të njëjtën metodë në Kosovë, në pjesën veriore, përmes bandave kriminale të Listës Serbe, që të bojkotojnë institucionet, të bëjnë barrikadime, si dhe të bëjnë incidente politike dhe të armatosura, duke sulmuar njësitë policore të Kosovës dhe duke luajtur lojën e “viktimës” me kushtëzime për asociacionin e komunave serbe me kompetenca ekzekutive. Përmes këtyre incidenteve synohej që të ndiqet rruga e Serbisë çfarë bëri në Bosnjë e Hercegovinë, ku krijoi Republika Sërpskën atje. Pra, synohej që të realizohet i njëjti model edhe në Kosovë, vetëm sa për sy e faqe, duke zgjatur bisedimet me qëllim që, nëse Rusia fiton ndaj Ukrainës dhe Perëndimit, në bashkëveprim të destabilizojnë Ballkanin, në radhë të parë: Kosovën, Malin e Zi, Bosnjën, bile edhe Kroacinë.
Pra, këto rrethana dhe këto hulumtime shkencore nga ana ime, lidhur me gjeopolitikën ruse në Ballkan dhe në Evropë, që nga viti 1856, fatkeqësisht, dolën të sakta. Pra, që nga 1856 e deri më sot është e njëjta politike e gjeostrategji e Rusisë për zgjerimin e interesave të saj në tërë botën, ku madje, sot Rusia është bërë aleate e panatyrshme e shumë vendeve islamike, si: Irani, Siria e vendet e tjera, duke përfshirë edhe Kinën, Korenë Veriore, etj.
Pra, ky realitet dhe ky aktualitet shton vlerën e këtij libri, pasi janë fakte e realitete të vërtetuara e praktike sot në marrëdhëniet ndërkombëtare, ku paqja dhe siguria ndërkombëtare është vënë në rrezik, ku ky konflikt mund të zgjerohet edhe në vendet e tjera, me mundësinë e shpërthimit të një Lufte të Tretë Botërore, nëse Putini përdor armët bërthamore, pasi nuk po mund të realizojë synimet e dëshiruara ndaj Ukrainës dhe ndaj NATO-s. Një gjë duhet theksuar se, Rusia e menduar si superfuqi, nuk ishte dhe nuk mund të jetë as tash, por një fuqi baroti po, pasi posedon armët nukleare. Po qe se edhe një vend anëtar i NATOS sulmohet nga Federate Ruse, atëherë në bazë të Statutit të NATOS (neni 4 dhe 5) do të reagonin të gjitha vendet anëtare të NATO-s në mbështetje të anëtarit të saj të atakuar.
Urime e suksese për Ukrainën! Paqja e siguria ndërkombëtare u ktheftë në binarët e mëparshëm pasi kurrë me tepër (pas Luftës Dytë Botërore) nuk ka qenë e rrezikuar paqja e siguria deri më sot, se sa me këtë agresion rus ndaj Ukrainës!
Mr. sci. Hamëz Lladrovci