Doli nga shtypi libri ‘Dymbëdhjetë këngë për Kosovën’ i autorit Behram Hoti
24 janar 2025
| 13:39
Ditë më parë, pikërisht më 21 janar 2025, “Shtëpia Botuese “Botimet Meshari”, drejtor i së cilës është poeti dhe publicisti i spikatur, Nezir Prokshi, botoi vëllimin poetik “ Dymbëdhjetë këngë (poema) për Kosovën”, të autorit Behram Hoti.
Libri hapet me poemën “Kosovë ty ta fala gjakun”, identiteti: Monolog me Drenicën, Dukagjinin dhe Adem Jashari.
Libri i autorit Behram Hoti ka 155 faqe. Botimin e këtij libri e ka mundësuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).
Kjo vepër është e 47-a më radhë e shkrimtarit, veprimtari të kauzës gjithëkombëtare shqiptare, Behram Hoti. /Epoka e re