Doli nga shtypi libri i 10-të, pjesa e parë e gjykimit të krerëve të UÇK-së, me titullin: “UÇK-ja PARA GJYQIT”
“GJALLË ME LUFTUE, ROBNINË, VDEKUN ME RRNUE PËR LIRINË!”
Doli nga shtypi libri i 10-të, pjesa e parë e gjykimit të krerëve të UÇK-së, me titullin: “UÇK-ja PARA GJYQIT” i shkrimtarit më prodhimtar, Riza Greiçevci.
Më 03 prill 2023, Gjykata Speciale e Hagës, filloi gjykimin e UÇK-së, dhe të çlirimtarëve.
Ky libër i hedh dritë gjykimit të krerët e UÇK -së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, me dyshimin vetëm të supozuar nga disa dëshmitarë që, as e njohin, as e kanë parë kurrë me sy, UÇK-n, as kanë dëshmi e fakte për Çlirimtarët, kinse për krime të luftës dhe kundër njerëzimit, ashtu siç veprua Serb-Rusi, me Dick Marttin, me thashetheme, racizëm, përgojime, mashtrime, por u zhgënjyen, duke ra në llumin e turpit, e të dështimit të plotë, në sy bote:
Sot, u hoq mjegulla mbi Kosovën, mbi UÇK-në,
Nuk pati as nuk ka trafikim me organe serbe.
Burgjet nuk janë drejtësi, as liri,
as paqe, burgjet janë varr i lirisë!
“Gjykata Speciale e Hagës, u krijua më 3 gusht 2015, me një mandat 5-vjeçar, dhe duhej të përfundonte, në gusht 2020!!!
Dihet viktima! Dihet agresori!
Dihet krimineli! Dihet çlirimtari!
Dihet paqësori! Dihet horri!
Dihet dhunuesi! Dihet pushtuesi!
Dihet racizmi! Dihet fashizmi!
Kopertina komplete e shtrirë e librit publicistik
“UÇK-ja PARA GJYQIT”.
Libri ka 350 faqe.