Doli nga shtypi libri i 12-të, publicistik i shkrimtarit Riza Greiçevci, “UÇK-ja gjykohet në Hagë”
Në shtypshkronjën Lenagrafik, doli nga shtypi libri i 12-të politik, publicistik, “UÇK-ja GJYKOHET NË HAGË”, i shkrimtarit, Riza Greiçevci, i cili sjell gjykimin e UÇK-së, e të krerëve çlirimtarë, ballinë e Luftës Çlirimtare të Kosovës, sjell gjykimin e UÇK-së, dhe dëshmitë e saj për të gjitha krimet, vrasjet, masakrat gjenocidin, e forcave çetnike-serbe-ruse në Kosovë!
Shkrimtari e publicisti Riza Greiçevci, kësaj radhe, temë bosht sjell krimet më të rënda, masakrat më të rënda, krimet serbe-ruse nëpër komuna të Kosovës, krimet e masakrat nëpër pjesë të rajonit të Kosovës, vrasjet e fëmijëve, vrasjet e bebeve në barqe të nënave kosovare, vrasjet nëpër kazamate burgjesh, por sjell dhunimet, përdhunimet gjenocidin e forcave militare e paramilitare, çetnike-serbe-ruse, gjatë luftës çlirimtare të UÇK-së, kësaj radhe, cep me cep Kosovës. Krejt këto dëshmi e fakte të krimeve makabre gjenocidale, raciste, fashiste, para Gjyqit të Hagës i derdh, fuqishëm, ME GUXIM, kush tjetër, pos, USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS! Libri i 12-të i kompletit, ka 300 faqe.