Doli nga shtypi libri ‘Kosova në Mesjetë, shek. XI-XV’

16 mars 2021 | 14:04

Prof.asoc.dr. Bedri Muhadri, “Kosova në Mesjetë, shek. XI-XV”

Ditë më parë, doli nga shtypi libri “Kosova në Mesjetë, shek. XI-XV”, i autorit Prof.asoc.dr. Bedri Muhadri. Monografia që po i prezantohet lexuesit, ka për objekt studimi segmentet politike, etnike, ekonomike dhe fetare, të përmbledhura në shtatë kapituj, duke përfshirë periudhën kohore shek. XI-XV.

Monografia “Kosova në Mesjetë, shek. XI-XV”, është rezultat i punës disavjeçare, ku si thelb i trajtimit të problemeve në këtë monografi është periudha, e cila kap harkun kohor shek. XI-XV, periudhë e cila karakterizohet me ngjarje dhe procese të rëndësishme historiko-politike jo vetëm në Arbëri por edhe më gjerë. Në këtë kontekst autori vë në dukje se  Kosova ishte pjesë përbërëse me ndikim në të gjitha proceset historike mesjetare në krijimin e substratit arbëror dhe territor të përbashkët politik të Arbërisë Veriore në mesjetë. Monografia “Kosova në Mesjetë, shek. XI-XV”, është e ndarë në shtatë  kapituj, si dhe është e pasuruar edhe me aparaturë shkencore ngase përmban Përfundimin, Rezymenë në gjuhën angleze, Treguesin e  Emrave, Burimet si ato të pa botuara ashtu edhe ato të botuara, si dhe një literaturë të përzgjedhur.

E botoi Instituti i Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, Prishtinë 2021. 448 faqe. Prof.asoc.dr. Teuta Shala-Peli

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendet anëtare të NATO-s kanë rritur shpenzimet e mbrojtjes, pavarësisht…