Doli nga shtypi libri më i ri, “Me rrezet e aurorës”!

23 janar 2022 | 20:11

Shkruan: Mentor Xh. Hajrizi, redaktor i librit

SHKËPUTJE NGA LIBRI

Vëllimi poetik, i titulluar “Me rrezet e aurorës”, i autorit Enver Sh. Bajrami, është një tablo e jetës reale.

Në këtë libër, i cili mund të cilësohet për mendimin, për gjuhën e përdorur dhe për lirinë poetike, autori, pishtar i dritës, shpreh aspiratën që të rrojmë të lirë e të entuziazmuar dhe të priremi si kurrë ndonjëherë nga ndjenjat gazmore.

Aurora, fjalë e parapëlqyer dhe e rrallë për autorin, krijon një aureolë rreth nesh, krijon një rrugë të re, të përparuar, që nga agu i parë e deri në muzgun e mbrëmjes.

Krijuesi letrar, mes dritës dhe skëterrës, pa dyshim, do ta përzgjedhë të parën dhe do të bëjë çmos që përfundimisht të na nxjerrë nga e dyta. Krejt, pa u errur, pra, e çnuk dritën nga skëterra. Për këtë të fundit, me zërin e brendshëm të tij, ai lëshon fort anatema dhe ngjall po edhe alarm nëpërmes vargut të lirë, varg e vistër.

Ky krijues, një autor serioz, ithtar i librit dhe i rrugës së ndriçuar, i karakterizuar nga stili lakonik, shkruan poezi autoreferenciale, për tjetrin, për siluetën e për dritën, për bijtë e për bijat e mëmëdheut, për dashurinë. I personifikuar, si i këtillë, e mbi të gjitha, edhe me diellin, ai i bën thirrje admirimi lexuesit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë vaksina është ajo…