Doli nga shtypi libri ‘Shenja e përkatësisë’ i autorit Gani Sylaj
Ka dalë nga shtypi libri i tregimeve i autorit Gani Sylaj “Shenja e përkatësisë” nga Shtëpia Botuese “BUZUKU”, Prishtinë.
Lajmin e ka bërë me dije vëllai i të ndjerit Gani Syla, Ismajl Syla në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka treguar se së shpejti pritet të dalë nga shtypi edhe libri “Burg pas burgu” i cili është vazhdim i librit autobiografik të botuar – “Ilegal viteve shtatëdhjetë”.
“Sapo doli nga shtypi libri i tregimeve i autorit Gani Sylaj ‘Shenja e përkatësisë’ nga SHB ‘BUZUKU’, Prishtinë. Së shpejti libri ‘Burg pas burgu’ (1979 -1990) vazhdim i librit autobiografik të botuar – ‘Ilegal viteve shtatëdhjetë’. Sapo të del nga shtypi libri ‘Burg pas burgu’ do të promovohen në të njëjtën ditë”, ka shkruar Syla në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/