Doli nudo në sheshin ‘Skënderbej’/ Reagon vajza: Nuk është turp të jesh e zhveshur, por të dëmtosh dikë

25 maj 2021 | 09:44

Ditën e djeshme në sheshin “Skëndërbej”, u zhvilluar një protestë kundër abuzimeve seksuale, ku rasti i fundit ishte i 15-vjeçares nga Mirdita e cila u përdhunua nga 5 persona.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen e mediave ishte vajza e cila u shfaq nudo në shesh me një pankartë në duar. Veprimi i vajzës mori polemika të shumta ndërkohë së fundmi ka reaguar dhe vetë ajo në lidhje me veprimin e saj.

Në një video që ka ndarë në rrjetet sociale, vajza shprehet se nudoja nuk është seksuale, teksa shton se ka dashur të përçojë një mesazh për shoqërinë.

“Më dërgoi mikesha ime foton ku kam dalë te sheshi Skënderbej, ku kam dalë me një shkrim dhe kishte bashkëngjitur me një foto tjetër. Më vjen shumë keq që ishte ajo foto, ku dikush kishte përdorur disa terma, bashkë me foton time.

Dhe kishte shkruajtur që protesta ka qenë një film pornografik. Sa keq shpirti im që t’i sheh filma të tillë! Sa keq që e ke të zhvilluar në atë lloj forme mendjen tende. Ky është shkrimi “Meshkujt janë fëmijët tanë. Nëse ata sot nuk janë sot të denjë është sepse ne nuk e kemi bërë punën tonë si duhet”.

Ne si gra, si nëna. Para se të bëhej burrë e të përdhunonte ka qenë fëmija jonë. Kam shkruajtur që do t’i mësoj fëmijës tim që të jesh i paveshur nuk është turp.

Turp është të dëmtosh dikë. Nudo nuk është seksuale. E kuptoj që sistemi, mënyra se si gjërat kanë funksionuar, të mendoni se trupi jonë, vagina jonë, është turp. Sa keq!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka…