Doli pozitive me COVID, infermierja i dha fund jetës
Një infermiere 34-vjeçare në Itali i ka dhënë fund jetës pas periudhës së gjatë të stresit të shkaktuar nga koronavirusi, i cili është përhapur në shumë shtete duke marrë dhe mijëra jetë njerëzish.
Infermierja, e cila punonte në spitalin e San Gerardo në Monza të Italisë, kishte rezultuar pozitive pas testit dhe prej kohësh jetonte me frikën se mos kishte infektuar të tjerë. 34-vjeçarja kujdesej për pacientët e shtruar në terapi intensive në spital, në një nga rajonet më të prekura nga pandemia.
Kolegët që kanë punuar me të bëjnë me dije për mediat italiane se shkak për aktin ekstrem është bërë stresi i akumuluar ose frika e infektimit të të tjerëve, edhe pse që nga momenti që rezultoi pozitive është vetëkarantinuar.
Kujtojmë se vetëm një javë më parë një tjetër infermiere i dha fund jetës në Venecia dhe shkaku kryesor mendohet të jetë gjendja e rënduar e stresit.