Doli takohet me këshilltarin e kryeministrit holandez, ia çel temën e vizave

02 qershor 2022 | 12:04

Ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli, ka prekur edhe çështjen e liberalizimit të vizave me një zyrtar qeveritar të Holandës, një vend skeptik për liberalizimin e vizave të Kosovës.

Doli është takuar me këshilltarin për Evropë të kryeministrit holandez, Mark Rutte, Said Fazili, me të cilin ka folur edhe për tema të tjera.

“Një takim frytdhënës dhe miqësor me Said Fazili, këshilltarin për Evropën të kryeministrit të Holandës. Diskutuam rreth prioriteteve të Kosovës, reformat, arritjet, liberalizimin e vizave dhe zgjerimin e BE-së”, ka thënë Doli.

Përkundër që Holanda nuk është fort mbështetëse e liberalizimit të vizave, ambasadori Doli e ka falënderuar këtë shtet për përkrahjen që i ka dhënë deri më tani Kosovës në shumë fusha.

“Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme që Holanda po i jep në shumë fusha”, ka thënë ai.

Holanda bashkë me Francën janë dy vendet që kanë shprehur hezitim për heqjen e regjimit të vizave ndaj qytetarëve të Kosovës, të vetmit në rajon që përballën me izolim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Përfaqësues së Kosovës, Valon Berisha ka thënë se…