Dolly Parton fle gjithmonë me grim

04 qershor 2021 | 11:41

Ylli 75-vjeçar i muzikës country Dolly Parton dha një intervistë për “Wall Street Journal”  dhe zbuloi, midis fakteve të tjera interesante, se ajo fle me grim dhe e lan fytyrën në mëngjes, kur e bën sërish grimin nga e para.

Dhe lind pyetja se cila është arsyeja për këtë rutinë të lodhshme? Sepse mund të bjerë një tërmet.

“Unë e bëj rutinën time të bukurisë dhe pastrimin e fytyrës në mëngjes sepse zakonisht përpiqem ta mbaj grimin gjatë natës. Sepse kurrë nuk e di nëse do të bierë tërmet apo tornado, apo stuhi, dhe do të më duhet të dal në mes të natës”, tha ajo.

Ajo shtoi se edhe pas një dite të gjatë, nuk i pëlqen të shkojë në shtëpi dhe të heqë grimin, sepse bashkëshorti duhet ta shikojë të kuruar. Madje, edhe gjatë pandemisë, ajo nuk e ndryshoi rutinën.

Parton tha se ajo nuk vesh kurrë tuta, as në shtëpi, por mban fustane të rehatshme. Gjithashtu flokët e saj duken gjithmonë mirë, sepse ajo preferon të mbajë paruke sesa të ketë flokë të çrregullt. Pavarësisht se disa mund ta gjykojnë këtë rutinë, Parton këmbënguli se po bën pikërisht atë që e bën të ndihet mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës -LPRK, në…