DOM KOLË ZEFI E VIZITON NËNË STANËN

26 shkurt 2025 | 22:48

Vazhdojnë vizitat te Nënë Stana, te Nëna e UÇK-së!

Ish-Famullitari i Kishës në Brus-Peshter, Dom Kolë Zefi, në shenjë mirënjohje e nderimi, e vizitoi Shtëpinë Bazë të UÇK-së!

Dom Kola, gjatë kohës së luftës së UÇK-së, ishte në detyrë të të parit të Kishës shqiptare katolike!

Kryefamiljarin e Shtëpisë Bazë të UÇK-së Bacën Nua Gashin, Dom Kola, prej kur e ka marrë detyrën e Famullitarit në vitin 1994 e deri sa ka qenë në shërbim në vitin 2014, e ka pasur njërin nga Këshilltarët e përhershëm të Kishës!

Dom Kola në Shtëpinë Bazë të UÇK-se, u prit dhe iu urua mirëseardhje nga Nënë Stana dhe djemt e saj ish-ushtari e komandanti i UÇK-së, për koridorin Zhegoc- Verbicë- Brus- Mramor- Marec dhe anasjelltas, Fatmir Gashi dhe djali i vogël i saj Marjan Gashi, i cili gjatë luftës ishte 12 vjeçar!

Dom Kolë Zefi, në vizitë te Nëna e UÇK-së, Nënë Stana ishte i shoqëruar nga Afrim Prekë Mehmeti nga Beci i Gjakovës!

Isha i nderuar nga ftesa që ma bëri shoku e bashkëluftëtari Fatmir Gashi, për të qenë prezent, gjatë vizitës së Dom Kolë Zefit në ahtëpinë e tyre, në bazën e lavdishme të UÇK-së!
Gjithashtu isha i nderuar ta njoftoja me tërë kronologjinë, e të gjitha aktiviteteve që janë zhvilluar nga vizita ime e parë pas luftës më 6 Shtator 2024, e deri në në nderimin kontinuel të figurës dhe kontributit historik të Nënë Stanës, dhënë luftës së armatosur heroike e titanike të UÇK-së, nderimi maksimal në piedestal, ndaj saj u bë realitet në kuadër të 17 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 18 Shkurt 2025 nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, duke e nderuar me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza”!

Nderimet për Nënë Stanën, Nënën e UÇK-së, do të vazhdojnë e nuk do të ndalen kurrë!

Heroina e gjallë, ajo që me duartë e saja të arta ka ushqyer me dhjetra e qindra luftëtar të lavdimadhes UÇK, do të nderohet përgjithmonë!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 26 Shkurt 2025!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donald Trump ka kërcënuar se do të vendosë tarifa 25%…