Domgjoni kalon te skuadra polake
02 shkurt 2022
| 13:57
Klubi polak Bruk-Bet Termalica Nieciecza, ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit David Domgjonin, si lojtar të lirë.
Përmes një komunikatë në faqen e tyre, klubi polak që luan në ligën “Ekstraklasa, I liga” – njoftoi se mbrojtësi që luan edhe te Përfaqësuesja e Kosovës ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023.
Mbrojtës që luajti te Luzern sezonin e fundit, tani do t’i tregojë vlerat e tij në kampionatin polak. “David Domgjoni përforcon Bruk-Bet Termalica Nieciecza. Ai është një qendërmbrojtës 24-vjeçar.
Kosovari e filloi karrierën e tij në vendlindje në KF Liria Prizren”, thuhet fillimisht në komunikatë. Domgjoni ka luajtur me klube si Tirana, Liria, Kastrioti, Laçi, Menemensporit dhe FC Luzern.