Dominojnë Cavs dhe Thunder, fitojnë edhe Denveri e Dallasi
Cleveland Cavaliers e mbyllën në krye këtë pjesë të sezonit në NBA, që do të ndërpritet për shkak të “All Star Game”, pas fitores 131-108 në fushën e Toronto. 7 lojtarë të Cavaliers realizuan mbi 10 pikë, duke e bërë kolektivitetin armën më të fortë.
Në Perëndim, në krye të renditjes ndodhet Oklahoma, që mundi me shifrat 115-101 Miami, ndeshje ku u dallua Alexander Shai me 32 pikë. Fiton edhe skuadra kampione e Boston, që mundi 116-103 San Antonion, sfidë ku dyshja Tatum-Porzingis realizoi 61 pikë.
Zhgënjen skuadra e Lakersave, që u mund me rezultat 131-119 nga Utah Jazz (Markkanen 32 pikë), ndërsa Clippers, falë 25 pikëve të Leonard, mundën me shifrat 128-114 Memphisin. Skuadra e Dallasit fitoi me rezultat 111-107 ndaj Golden State, ndeshje ku Irving realizoi 42 pikë.
Rezultatet
Boston – San Antonio 116-103
Orlando – Charlotte 102-86
Washington – Indiana 130-134
Brooklyn – Philadelphia 100-96
New York – Atlanta 149-148
Toronto – Cleveland 108-131
Chicago – Detroit 110-128
Minnesota – Milwaukee 101-103
New Orleans – Sacramento 111-119
Oklahoma – Miami 115-101
Houston – Phoenix 119-111
Denver – Portland 132-121
Utah Jazz – Lakers 131-119
Dallas – Golden State 111-107
Clippers – Memphis 128-114