Dominojnë Malisheva, Mitrovica dhe Dukagjini

29 prill 2025 | 13:17

Kampionati i femrave vazhdoi këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 18-të, ku tre skuadrat Malisheva, Mitrovica dhe Dukagjini arritën fitore bindëse ndaj kundërshtareve të tyre dhe treguan formë shumë të mirë.

Malisheva zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme duke e mposhtur Llapin me rezultat të thellë 12-0. Serinë e golave e hapi Albulena Berisha në minutën e 16-të, ndërsa më pas Fortesa Berisha shkëlqeu duke realizuar pesë herë, në minutat 18’, 30’, 36’, 67’ dhe 84’. Edhe Blerta Popaj shtoi emrin e saj në listën e golashënueseve në minutën e 32-të, e ndjekur nga Rina Shala në të 48-ën. Më pas, Rreze Gashi shënoi tre gola në minutat 57’, 63’ dhe 71’, ndërsa rezultatin përfundimtar e vulosi Diona Mazreku në minutën e 76-të.

Në anën tjetër, Mitrovica udhëtoi përballë Kosovës së Vr dhe arriti një fitore të pastër me rezultat 6-0. Shkurta Maliqi zhbllokoi rezultatin në minutën e 17-të, dhe menjëherë pas saj, Eriona Emerllahu dyfishoi në minutën e 22-të. Në pjesën e dytë, Mitrovica vazhdoi me ritëm të lartë dhe shënoi katër gola të tjerë: Albina Kolshi në minutën e 60-të, Rita Feka në të 65-ën, Agnesa Gashi në minutën e 79-të dhe Blerta Shala që mbylli serinë e golave në minutën e 85-të.

Edhe Dukagjini të hënën arriti një fitore të lehtë në shtëpi, duke e mposhtur Ulpianën me rezultat 4-0. Goli i parë erdhi shumë shpejt, në minutën e 3-të, nga Kreshnike Ramaja. Vetëm pesë minuta më vonë, Anjesa Berisha shënoi golin e dytë. Pas një pjesë të parë të mirë, në pjesën e dytë u shtuan edhe dy gola të tjerë: Ylberina Berishaj në minutën e 69-të dhe Erblina Berisha në të 85-ën. Kjo fitore i jep primatin e liderit skuadrës së Dukagjinit duke arkëtuar pikët maksimale, gjithsej 49 duke lënë në pozitën e dytë Mitrovicën me 47 pikë ndërsa e treta mbetet Malisheva me 31 sosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi po synon transferimin e mbrojtësit të Arsenalit, William…