Don Polloshka edhe zyrtarisht te KB Vëllaznimi
05 gusht 2022
| 16:39
Don Polloshka është përforcimi më i ri i skuadrës së Vëllaznimit nga Gjakova.
Ai luan në pozitën e organizatorit dhe është njëri ndër talentet më premtues në vend. Karrierën e zhvilloi në KB Sigal Prishtina, vitet e fundit e dëshmoi se ka perspektivë të madhe.
Kapiteni i reprezentacionit të Kosovës shkëlqeu këtë verë në Kampionatin Evropian U20 që u mbajt në Gjeorgji ku ishte lojtari kryesor i ekipit. Polloshka pritet të jetë shtyllë kryesore e ekipit këtë sezon.