Don Viktor Sopi nderohet me Medaljen “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”

25 nëntor 2019 | 12:45

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, i ka ndarë Medaljen “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, Don Viktor Sopit.

Haradinaj ka thënë se me këtë veprim ka shprehur mirënjohjen e tij dhe të Qeverisë së vendit për veprën fisnike të Don Viktor Sopit dhe organizatës CARITAS Kosova, që ai e drejton.

“CARITAS Kosova, si organizatë plotësuese e sistemit tonë të mbrojtjes sociale, përpos që ndër vite ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm humanitar në ndihmë dhe përkrahje qytetarëve në nevojë, duke fuqizuar lidhjet tona me Perëndimin, ka ndikuar në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të gjenezës sonë kombëtare”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fotografia e Ramush Haradinaj

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës…