Don Xhoni lajmërohet nga Gjykata: E pranova fajësinë
Reperi Don Xhon ka publikuar një fotografi në Instastoryn e tij në të cilën shihet në gjykatë.Ai është dënuar me dy mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje.
Siç raporton “Betimi për Drejtësi” aktgjykimi ndaj tij u shpall të premten. Sipas aktgjykimit, i njëjti është obliguar të paguajë edhe shpenzimet procedurale dhe atë 30 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 50 euro për kompensimin e viktimave të krimit.
Paraprakisht, në seancën fillestare të mbajtur në po të njëjtën ditë, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Hivzi Bajraktari, i akuzuari Isufi është deklaruar fajtor.
“Ndjehem shumë i penduar dhe shpresoj të mos ndodhë më kurrë”, ka thënë Isufi. Prokuroria Themelore në Prishtinë, në gusht të 2022-ës ka ngritur aktakuzë kundër Xhonatan Isufit, të cilin e ngarkonte me veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.