
Don Xhoni në përkrahje të Ramiz Lladrovcit
11 nëntor 2021
| 12:55
Kandidati i PDK-së, për kryetar të Drenasit ka takuar edhe reperin e këtij qyteti, Don Xhonin.
Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”, ka ndarë një foto me të, ku edhe ka thënë se edhe Don Xhoni është për Drenasin, ndërsa thotë se në vitin e ardhshëm do të mbahet edhe “Muaji i Mërgatës”, ku Drenasi prapë do të bëhet epiqendër e Kosovës për mërgatën.
Postimi i plotë i tij:
Me Don Xhonin, si çdo herë, bashkë për Drenasin!
Vitin e ardhshëm, bashkëpunimi ynë do të kurorëzohet me “Muajin e Mërgatës”. Sërish Drenasi do të bëhet epiqendër e Kosovës për mërgatën.
Miqësia jonë ka shumë të përbashkëta, vazhdojmë!
Faleminderit!