Don Xhoni paralajmëron këngën e re “Crypto”, publikohet sot e shtune
12 mars 2022
| 14:04
Reperi i njohur, Don Xhoni është drejt finalizimit të projektit më të ri muzikor.
Kështu bëri të ditur reperi nga Drenica përmes një postimi në InstaStory, teksa zbuloi emrin e këngës dhe kohë e publikimit.
“E shtunë, “Crypto”, 12.03.2022 – 18:00”, ka shkruar reperi në postimin që ka bërë së fundmi.
Ndërkohë, kujtojmë që kënga e tij e fundit është bashkëpunim me këngëtarin, Butrint Imeri “Corazon” që u lansua në fund të vitit të kaluar.
Ndërsa, krahas projekteve reperi mbetet i angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje të shumta muzikore.