Donacion mbi 15 mijë euro për SHFMU ‘Pjetër Budi’
Nënkryetari i Komunës së Pejës i Komunës së Pejës, Fatmir Asllani, ka pritur në takim përfaqësuesit e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim – IOM-in,
Nënkryetari i Komunës së Pejës, Fatmir Asllani në takimin e sotëm me përfaqësuesit e IOM-it kanë nënshkruar Marrëveshje për Implementimin e projektit: “Furnizimi me Mjete të Konkretizimit dhe Kabinetit të Shkencave”, për SHFMU “Pjetër Budi” në Poçest, në vlerë totale prej 15,587.00€, me bashkëfinancim të Komunës së Pejës në vlerë prej: 2,937.00€.
Ky projekt do të ketë ndikim pozitiv në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve edukativo-mësimore për nxënësit e shkollës “Pjetër Budi” në Pejë, si një shkollë multietnike dhe shembull i gjithpërfshirjes.
Nënkryetari Asllani falënderoi donatorët e programit EU-CSP (Bashkimin Evropian dhe Ministrinë për Komunitete dhe Kthim), si dhe Organizatën Ndërkombëtare për Migrim – IOM-in, për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë komunës së Pejës.