Donadoni, trajner i Shenzhenit
30 korrik 2019
| 11:42
Pas një viti pushim, Roberto Donadoni i rikthehet punës si trajner dhe këtë herë e bënë në Kinë, ku ka nënshkruar me skuadrën e Shenzhen FC.
Lajmi është dhënë nga vetë klubi kinez në rrjetet sociale, ku ndër të tjera thuhet se Donadoni ka mbërritur në Kinë dhe është gati të fillojë aventurën, për të zëvendësuar spanjollin Juan Caro. Donadoni përveç Kombëtares së Italisë i ka drejtuar edhe Livornon, Genoan, Napolin, Parmën, Cagliarin dhe Bolognan.