
Donald Lu largohet nga Shqipëria
25 maj 2018
| 10:21
Diplomati amerikan Donald Lu pritet të largohet në verë nga Shqipëria, për t’u emëruar ambasador në Kirgistan.
Lajmi është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë, e cila e ka dërguar emrin për miratim në Senat.
“Donald Lu, Kaliforni, Anëtar i Karrierës i Shërbimit të Lartë të Jashtëm, të emërohet Ambasadori i Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kirgistanit”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.