Donald Trump bën thirrje për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale në SHBA
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump bën thirrje për shtyrjen e zgjedhjeve që priten të mbahen atje në fillim të nëntorit.
Në një status në Twitter, Trump shkruan se me votimin universal me postë (jo votimi në mungesë, i cili është i mirë), zgjedhjet 2020 do të jenë më të pasaktat dhe më të padrejtat në histori.
Donald Trump në statusin e tij bën thirrje në formën e një pyetje: Shtyrja e zgjedhjeve derisa njerëzit të mund të votojnë siç duhet dhe sigurt?
Sfdiues i tij në zgjedhjet e nëntorit është kandidati i Partisë Demokratike, Joe Biden.
Statusi i plotë
“Me votimin universal me postë (jo votimi në mungesë, i cili është i mirë), zgjedhjet 2020 do të jenë më të pasaktat dhe më të padrejtat në histori. Do të jenë turp i madh për SHBA-në. Shtyrja e zgjedhjeve derisa njerëzit të mund të votojnë siç duhet dhe sigurt?”, shkroi Trump në Twitter.
With Universal Mail-In Voting (not Absentee Voting, which is good), 2020 will be the most INACCURATE & FRAUDULENT Election in history. It will be a great embarrassment to the USA. Delay the Election until people can properly, securely and safely vote???
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) July 30, 2020