Donald Trump betohet si president i 47 i SHBA-së
Presidenti i zgjedhur Donald Trump tani është betuar si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.
“Betohem solemnisht (ose deklaroj) se do të zbatoj me besnikëri detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe do të bëj më të mirën sipas aftësive të mia për të ruajtur, mbrojtur dhe mbështetur Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara,” tha Trump gjatë betimit të tij.
Betimi presidencial përcaktohet në Nenin II, Seksioni 1 të Kushtetutës së SHBA-së. Betimet për zyrtarë të tjerë federalë, përfshirë nën-presidentin, nuk janë të përfshira në Kushtetutë. Kongresi i krijoi ato betime me ligj.
Pasi bëri betimin, Trump shtrëngoi duart me John Roberts, i cili ka shërbyer si kryegjykatës i gjykatës së lartë që nga viti 2005.
Më pas, presidenti shtrëngoi duart me Joe Biden, i cili buzëqeshi.
Tani zyrtarisht presidenti i 47-të, Donald Trump po mban fjalimin e tij inaugurues.
Siç shkruan CNN, pritet që Trump të bëjë thirrje për një “revolucion të arsyes së shëndoshë” gjatë adresimit të tij të parë për kombin, që nga momenti kur mori detyrën për mandatin e tij të dytë, sipas një fragmenti nga fjalimi i përgatitur.