Donald Trump dërgohet në spital ushtarak
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Turmp, është dërguar në spital, më pak se 24 orë pasi ka rezultuar pozitiv për koronavirus.
Trump ka nisur të shfaqë “simptoma të lehta” të Covid-19 të enjten, pasi ka zbuluar se ai dhe bashkëshortja e tij janë futur në karantinë, në orët e vona të së mërkurës.
Ai ka marrë një koktej ilaçesh “si masë paraprake”, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se presidenti po ndihet “i lodhur, por në gjendje të mirë”.
Ai është transportuar në spitalin ushtarak “Walter Reed”.
Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley, ka thënë se një ekip mjekësh po punon për rekomandimet “në lidhje me veprimet e ardhshme më të mira”, shtoi ai.
“Për arsye të kujdesit maksimal dhe me rekomandimin e mjekut të tij dhe ekspertëve të tjerë mjekësorë, presidenti do të punojë nga zyrat presidenciale në Walter Reed gjatë ditëve të ardhshme. Presidenti Trump e vlerëson gjithë këtë mbështetje për të dhe Zonjën e Parë”.
Lajmi për dërgimin e Trumpit në spital vjen pak javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, ku ai do të ballafaqohet me kundërshtarin demokrat, Joe Biden.