
Donald Trump i dërgon telegram urimi kryeministrit Haradinaj
10 janar 2018
| 14:19
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij, Anita Haradinaj, kanë pranuar telegram urimi me rastin e festave të fundvitit nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump.
Po ashtu, kryeministri Haradinaj, ka marrë telegram falënderimi nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, për mbështetjen e Kosovës në luftën kundër terrorizmit.