Donald Trump më popullor se kurrë më parë!
Donald Trump është presidenti i vetëm në historinë moderne që nuk ka arritur 50 për qind të miratimit të punës në sondazhin e përvitshëm të Gallup-it se si amerikanët e perceptojnë punën që po bën presidenti.
Por në shifrat e fundit të Gallup, Trumpi ka arritur miratimin në 46 për qind, vlera më e lartë që ai ka arritur në më shumë se dy vjet si president.
Po e vërtetë, megjithëse shumë njerëz ende nuk e miratojnë punën që Trumpi po bën, por rreth 50 për qind e mbështesin atë.
Trumpi në fakt ka qenë pranë vlerës 46 për qind, që kur ai ka arritur në 45 për qind në qershor 2018 dhe në janar 2017.
Dhe, për të tretën herë, nuk ka një dallim statistikor të kuptueshëm mes miratimit prej 45 për qind dhe atij 46 për qind.
Por, kujdes! Po flasim për Donald Trump. Një burrë që ka luftuar shumë në presidencën e tij për të fituar edhe miratimin e 40 për qind të amerikanëve për punën që po bën.
Por si shpjegohet kjo rritje e Trump? Me gjasë një sërë shifrash të mira ekonomike, ku kryeson rritja e PBB-së (Produkti i brendshëm Bruto) prej 3.2 për qind në tremujorin e parë të vitit 2019.
9 nga 10 republikanë mbështetën Trumpin në mars, i njëjti numër si në prill. Në mesin e demokratëve është bërë dhe miratimi i punës së Trump i përmirësuar më së shumti nga muaj në muaj.
Vetëm 4 për qind e miratuan punën që ai po bënte në mars krahasuar me 10 për qind të cilët kanë thënë të njëjtën gjë në prill. Ndërkohë të pavarurit kanë shkuar nga 33 për qind të miratimit të punës për Trump në mars në 39 për qind në prill.
Natyrisht, fitimet e Trumpit vijnë edhe pasi këshilltari i posaçëm Robert Mueller ka përfunduar raportin e tij në ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016.
Rezultati i raportit ishte: asnjë komplot kriminal i provuar me rusët nga çdokush brenda fushatës së Trumpit, asnjë rekomandim se a duhet të akuzohet Trump me pengim të drejtësisë.
Ky mbetet një subjekt i debatuar fort, por nuk duket se ka ndikuar negativisht te njerëzit dhe perceptimin e tyre, në mënyrën se si Trump bën punën e tij.