Donald Trump nxjerr në shitje hotelin e tij historik
I vendosur në një ndërtesë shumë historike në qendër të Uashingtonit, “Trump International Hotel” është shumë afër Shtëpisë së Bardhë dhe së shpejti mund të ndryshojë pronësi.
Agjencia Trump e ka shqyrtuar këtë mundësi, pas kritikave të vazhdueshme për një konflikt interesi që ka marrë presidenti Donald Trump në lidhje me hotelin.
Sipas Eric Trump, një prej djemve të presidentit dhe zëvendëspresidentit të organizatës Trump i është caktuar një kompani e pasurive të patundshme për të parë çështjen. “Që kur hapëm portat tona, kemi marrë shumë sugjerime për këtë hotel. Ndërsa ne jemi gjithmonë të gatshëm të marrim në konsideratë opsione të ndryshme:, ka thënë ai për “Wall Street Journal”.
Eric Trump, në ato që ka thënë, ka sugjeruar se shitja të lidhet me kritikat e babait të tij. Ai është akuzuar për përfitime nga hoteli për shkak të presidencës së tij.
Delegacionet e huaja inkurajohen kështu të qëndrojnë atje kur vizitojnë Uashingtonin. “Njerëzit nuk aprovojnë të fitojnë kaq shumë para nga ky hotel. Kështu që ne do të jemi të gatshëm ta shesim atë”, ka thënë Eric Trump.