Donald Trumpi merr goditjen e parë nga gjykata

24 janar 2025 | 08:15

Një gjykatës federal bllokoi të enjten përkohësisht urdhrin ekzekutiv të Presidentit Donald Trump për ripërcaktimin të drejtës së shtetësisë përmes lindjes, duke e cilësuar atë “qartësisht jokushtetues gjatë seancës së parë në çështjen e ngritur nga disa shtete, për të hedhur poshtë urdhrin.

Gjykatësi John Coughenour ndërpreu vazhdimisht përfaqësuesin ligjor të Departametit të Drejtësisë gjatë seancës dëgjimore për ta pyetur se si mund ta konsideronte vendimin kushtetues.

Kjo ishte seanca e parë dëgjimore për rastin e ngritur nga shtetet Arizona, Illinois, Oregon dhe Uashington për pezullimin e zbatimit të urdhrit ekzekutiv. Kjo është një nga 5 paditë e ngritura nga 22 shtete dhe disa grupe për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve në gjithë vendin.

Paditë përfshijnë dëshmi personale nga prokurorët e përgjithshëm, të cilët janë shtetas amerikanë në bazë të drejtës së shtetësisë përmes lindjes si dhe emrat e grave shtatzëna që druhen se fëmijët e tyre nuk do të mund të bëhen shtetas amerikanë.

Gjykatësi Coughenour, i emëruar nga ish- Presidenti Ronald Reagan e nisi seancën dëgjimore duke bërë një seri pyetjesh ndaj avokatëve të administratës duke thënë se urdhri “është i paimagjinueshëm”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rudina Gërdani është edukatorja 46-vjeçare e cila ka dhunuar disa…