Donald Tusk: S’do të ketë Europë të qëndrueshme pa integrimin e Ballkanit
18 shtator 2019
| 12:22
Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ka thënë se nuk do të ketë Europë të qëndrueshme dhe të sigurt pa integrimin e të gjithë Ballkanit në Bashkim Europian.
Ai ka shtuar se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është interes për të gjithë Europën, njofton Klan Kosova.
“Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është interes për të gjithë Europën. Nuk do të ketë Europë të qëndrueshme dhe të sigurt pa integrimin e të gjithë Ballkanit në BE”, ka shkruar Tusk në llogarinë e vet në në “Twitter”.