Donald Tusk zgjedhet në krye të Partive Popullore Evropiane
21 nëntor 2019
| 11:53
Presidenti në largim i Këshillit Evropian, polaku Donald Tusk, është zgjedhur nga kongresi i zhvilluar në Zagreb, në krye të Partive Popullore Evropiane.
Tusk në këtë post është zgjedhur me 93% të votave të delegatëve.
“Ju falënderoi për besimin që më dhatë. Për mua është më mirë të jem presidenti i ri i Partive Popullore Evropiane sesa ish-president i Këshillit Evropian”, ka deklaruar Tusk para delegatëve.
Polaku, 63 vjeç, ka qenë kryeministër në vendin e tij dy herë (2007-2014), kurse nga viti 2014, ai ka qenë President i Këshillit Evropian.