Donaldi dhe Trixa ishin në mision, Egzona largohet duke qarë
16 janar 2022
| 12:32
Situata e krijuara brenda shtëpisë së BBV-së ka eskaluar tash e dy ditë.
Egzona ishte ajo që e pësoi në këtë mes.
Ajo shpërtheu në lot pasi Beatrixa bëri sjellje jo të hijshme ndaj saj duke e akuzuar atë se po afrohet me Donaldin.
Edhe pse Donaldi mundohej ta qetësoj atë, si duket e gjitha ishte një lojë.
Donaldi dhe Trixa kishin një mision nga ‘Vëllai i Madh’ që të dramatizonin situatën.
Ishte Beatrixa ajo e cila njoftoi banorët duke lexuar zarfin nga produksioni. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Egzonën e cila ka shpërthyer edhe më shumë në lot.
Trixa e ndoqi nga pas duke i kërkuar falje asaj.