Donaldit i mungon Semi në shtëpinë e BB VIP? Ja çfarë bëri aktori i humorit

03 dhjetor 2021 | 12:38

BB VIP – Para se të linte përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj, vendosi që lodrën e saj të pelushit t’ia linte Donaldit. Ishte ky i fundit që ia kërkoi dhe ajo nuk ngurroi që t’ia linte duke qenë se e ka shumë shok.

Por tashmë gjërat kanë ndryshuar, pasi gjatë spektaklit të së martës, këngëtarja e njohur kërkoi që delen e saj ta merrte mbrapsht. Semi nuk preferon që delen ta mbajë Donaldi, pasi ky i fundit shprehu publikisht pëlqimin për Beatrix Ramosajn.

Edhe pse moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, i tha se kjo është një gjë e thjeshtë e mund t’ia marrin Donaldit delen, duket se kjo gjë ende nuk ka ndodhur.

Ditën e djeshme, aktori i humorit është parë me delen e Semit në duar dhe për një kohë të gjatë nuk e ka larguar nga vetja. Donaldi ende nuk e di, por e zhgënjyer nga sjellja e tij me Beatrixin, Semi u largua nga studio dhe i kërkoi produksionit që t’i kthehet mbrapsht lodra e saj.

Donaldit i mungon Semi në shtëpinë e BB VIP? Ja çfarëDonaldit i mungon Semi në shtëpinë e BB VIP? Ja çfarë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veritu, Gjergj Dedaj, i…