Donarti i uron Ditën e Çlirimit babait të vet, Demir Limajt dhe dalzotësve të atdheut
Sot, kur ish-objekti i Burgut të Prishtinës është shpallur muze nga Qeveria e Republikës së Kosovës, shumë familjarë të ish të burgosurve dhe ish të burgosur kanë vizituar hapësirat e këtij objekti. Ata i kanë vizituar dhomat e qëndrimit gjatë periudhave të ndryshme.
Këtë objekt muze sot e ka vizituar edhe Donarti, djali i ish të burgosurit Demir Limaj. Ai së bashku me Demirin kanë vizituar dhomat e këtij burgu dhe kanë realizuar edhe fotografi në qelinë numër 7, ku gjatë vitit 1997 kishte qëndruar babai i tij i burgosur.
Donarti në “Facebook” ka publikuar fotografinë me babanë e vet dhe ka shkruar se është krenar me veprën e babait dhe shokëve të tij që, falë atdhedashurisë së tyre dhe sakrificës, sot jetojmë të lirë.
Shkrimi i plotë i Donartit:
Sot ishte një ndër ditët më emocionale dhe, në të njëjtën kohë, krenare për mua si bir i një atdhetari që në çastet jetike për vendin tonë ishe aty për t’i dalë zot ëndrrës shekullore për liri e pavarësi, falë sakrificave të tij dhe shokëve të tjerë. Ne sot breza të tërë para nesh jetojmë dhe frymojmë shqip.
Përjetësisht falënderues.
Urime Dita e Çlirimit, Kosovë!
(S.Z. /Epoka e re)