Donat Syla i bashkohet AKR-së, Pacolli: Donati është pjesë e rëndësishme e partisë!

15 dhjetor 2024 | 13:29

Kryetari i AKR-së, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në “Facebook”, ka bërë të ditur për anëtarin më të ri të Akr-së, gazetarin e konsullin, Donat Syla.

Njoftimi i plotë i Pacollit:

Konsulli Donat Syla, pjese e rendesishme e AKR!

Nga sot Donat Syla iu bashkua familjes sone politike – AKR. Edhepse Donati nuk ka nevoje per shume prezantim, per mua ka qene nje nder personalitetet e cmuara te botes shqiptare me te cilin per shume vite kemi bashkepunuar per te miren e shoqerise dhe vendit. Eshte nje nder intelektualet me mendjehapur qe njohe ne vendin tone, njeherit patriot qe e do Kosoven, e qe ka nje vizion kuptimplote per te ardhmen e ndritur te saj. Per me teper, Donati rrjedh nga nje familje intelektuale. Ai eshte biri i kritikut letrar me te mire te kohes se tij, z. Sylejman Syla, tashme i ndjere, qe njeherit ishte nder themeluesit e pare te LDK’se, bashke me plejaden e shkrimtareve qe u vune ne levizje per te kundershtuar regjimin te Milloshevicit pas suprimimit te autonomise se Kosoves. Eshte foles i disa gjuheve te huaja. Ka studiuar/magjistruar per shkencat humane ne filozofi – sociologji ne Tirane e ka kryer programe prestigjioze te perkrahura nga State Departmenti Amerikan ne Washington D.C.

Donati ne te kaluaren ka themeluar misionin e Republikes se Kosoves ne Toronto te Kanadase dhe ka qene Konsull i Pergjithshem, ka qene drejtor i programit informativ te televizionit publik, autor emisionesh, ligjerues ne Universitetin e Prishtines, aktivist i shoqerise civile, si dhe se fundi ka arritur te marr poziten prestigjioze te keshilltarit diplomatik per ceshtje evropiane ne Global Imams Council, nga te cilet u vleresua me mirenjohje per kontributin e tij permbajtesor ne kete organizate globale qe angazhohet per paqe ndermjet kombeve dhe luftimin e regjimeve despotike. Ka nje rrjet te fuqishem te miqeve anekend globit ne fushen e mediave dhe politikes, qe mezi pret qe ta ve ne dispozicion te vendit tone.

Jam thellesisht i bindur se me Donatin ne krahun tim te djathte, shteti i Kosoves dhe diplomacia e Kosoves do te fitoje shume, do te jete me e forte dhe me me shume miq.

Mireseerdhe Donat!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një intervistë të publikuar të shtunën nga Parisien-Aujourd’hui en…