Donatorët ndërtojnë 5 shtëpi në Skenderaj, “Abi Çarshia” dy prej tyre
Humanisti, Halil Kastrati i shoqëruar nga kryetari i Skënderajt, Fadil Nura kanë vizituar disa familje në këtë komunë të cilët janë në gjendje të rëndë ekonomike e jetësore. Atyre iu është bërë me dije se pesë donator do t’ua ndërtojnë nga një shtëpi. Përfitues të kësaj bamirësie janë pesë familje, nga Rezalla e re, Tushica, Açareva, Kllodernica dhe Mikushnica.
Njoftimi i plotë humanistit, Hoxhë Halil Kastrati:
Sot së bashku me kryetarin e komunës, z. Fadil Nura, vizituam 5 familje në gjendje të rëndë jetese, me të dëgjuar për jetën, vështirësitë tyre ne ju kumtuam lajmin për nisjen e shtëpive të reja. Ishim tek familja e Avni Vojvodës në Rezallë të Re, ku i gjetëm duke jetuar në një shtëpi të vjetër të ndërtuar nga “dheu”, ndërsa tani do i ndërtohet shtëpia e re komplet donacion nga familja Mehmeti.
Në Tushicë tek familja e Ramiz Bajramit, të cilët jetonin në gjendje të rënde, dhe shume anëtarë të familjes me një hapësirë shumë të vogël, donatorë i vetëm i kësaj familje për ndërtim e shtëpisë së re është ABI ÇARSHIA. Në Açarevë, tek familja e Nexhmedin Miftarit me kushte të renda e njërin nga fëmijët e sëmure, donatorë i vetëm i shtëpisë, Asllan Dragaj, nga Skenderaj.
Ne Kllodernicë tek Agron Selmanaj ku i gjetëm ne kushte të renda jetese, donatorë i vetëm i kësaj familje është ABI ÇARSHIA. Dhe tek familja e Hysen Ferizit nga Mikushnica, ku të dy prindërit e fëmijëve ishin me probleme shëndetësore, donatorë të shtëpisë, dy vëllezër nga Suhareka që kanë dashur të ngelin anonim!
Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!