Doni të lini duhanin? Zbuloni se si mund t’ja dilni këtë herë
Vendimi për të lënë duhanin nuk ka qenë asnjëherë i lehtë. Pavarësisht presionit të miqve apo familjarëve, tashmë janë shtuar dhe informacionet shkencore të cilat ju shtyjnë të hiqni dorë nga zakoni i duhanpirjes. Kudo, lexoni mbi efektet negative që duhani shkakton në organizëm; sesi tymi dhe elementët toksikë ndikojnë në jetën tuaj dhe të atyre që ju rrethojnë; varësinë që krijoni nga nikotina, edhe pse në vetvete nuk është shkaktare e sëmundjeve të lidhura me duhanpirjen; e shumë të tjera si këto.
Në media, mjekë dhe specialistë mbi duhanpirjen sqarojnë efektet që shkakton tymi që çlirohet nga djegia e duhanit për organe jetësore si zemra dhe mushkëritë.
Gjithashtu disa nga profesionistët e kujdesit shëndetësor, ndër ta dhe shkencëtarë, mbështesin dhe një mënyre tjetër për braktisjen e duhanit- duke provuar produkte alternative që nuk janë totalisht pa rrezik, por janë zgjidhje më të mira sesa pirja e duhanit.
Kardiologu Dimitris Richter, drejtues i departamentit të kardiologjisë në Euroclinic në Athinë, i konsideron alternativat e reja të duhanpirjes si cigaret elektrike dhe pajisjet e duhanit me ngrohje, të cilat eliminojnë tymin, si zgjedhje më të mira për pacientët duhanpirës që nuk e lënë dot.
Në studimin e tij të fundit ai thekson se “në krahasimin e bërë të parametrave që lidhen me sistemin kardiovaskular midis duhanpirësve të cigareve dhe duhanpirësve që kalojnë në pajisje të duhanit me ngrohje, vërehet një përmirësim i rëndësishëm tek këta të fundit”.
Ndaj këtë herë nëse doni vërtetë që mundi juaj të shpërblehet, po ju listojmë më poshtë disa nga sugjerimet që portali Medical News Today sugjeron.
Sipas MNT, braktisja e duhanit nuk është diçka që ndodh në një ditë; është një udhëtim. Në këtë mënyrë, ju do të përmirësoni shëndetin dhe cilësinë e jetës suaj, si dhe të atyre përreth jush. Me planin e duhur, ju mund të shpëtoni nga zakoni juaj i vjetër.
- Përcaktoni ditën
Pasi të keni vendosur të ndaloni pirjen e duhanit, jeni gati të caktoni një datë. Zgjidhni një ditë që nuk është shumë larg (në mënyrë që të mos ndryshoni mendje), por që ju jep kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur.
Ka disa mënyra për të ndaluar pirjen e duhanit. Si për shembull ndalim i menjëhershëm në datën që keni caktuar ose lënia graduale duke ulur numrin e cigareve deri në ditën e përzgjedhur.
Për të qenë sa më efektiv në këtë vendimmarrje, ju duhet ta ndani këtë lajm me miqtë, familjen dhe kolegët tuaj, në mënyrë që të keni mbështetjen e tyre për ditën që keni zgjedhur.
Largoni cigaret që ju rrethojnë, madje kërkojuni dhe miqve të mos pinë duhan pranë jush.
- Përdorni terapi për zëvendësimin e nikotinës (NRT)
Të heqësh dorë nga pirja e duhanit menjëherë dhe pa ndihmën e terapisë NRT (nicotine replacement therapy), apo ilaçeve, është një mënyrë popullore për të braktisur duhanpirjen. Sidoqoftë, vetëm 6 përqind e këtyre përpjekjeve janë të suksesshme. Terapia e zëvendësimit të Nikotinës NRT mund të zvogëlojë tërheqjen ndaj varësisë që tenton të pengojnë përpjekjen tuaj për të hequr dorë nga pirja e duhanit, pasi NRT janë krijuar për të furnizuar trupin me një dozë të kontrolluar të nikotinës ndërsa shmangni ekspozimin ndaj kimikateve të tjera që gjenden në duhan. Disa prej NRT më të njohura janë leukoplaste ose çamçakëzë.
- Konsideroni barnat pa-nikotine
FDA kanë aprovuar barna që nuk përmbajnë nikotinë për të ndihmuar duhanpirësit të heqin dorë. Këto ndikojnë në zvogëlimin e dëshirës dhe tërheqjes nga nikotina. Pasi siç pranohet, nikotina në vetvete edhe pse nuk është shkaktare e sëmundjeve të lidhura me duhanpirjen, krijon varësi.
- Kërkoni mbështetje emocionale
Për të realizuar qëllimin tuaj të lënies së duhanit, ju duhet të trajtoni varësinë që keni prej tij. Përpjekja e shërbimeve këshilluese, materialet ndihmëse dhe shërbimet mbështetëse mund t’ju ndihmojnë të kaloni këtë periudhë. Kombinimi i barnave me mbështetje emocionale ka demonstruar rritje të shanseve për lënien e duhanit deri në 25 përqind të rasteve.
- Provoni terapitë alternative
Në përpjekjen për të lënë duhanin, disa njerëz gjejnë terapi alternative, të dobishme për t’i ndihmuar në arritjen e qëllimit. Të tilla si hipnoza, akupunktura, terapi magnetike, joga dhe meditimi. Krahas tyre, ish-duhanpirësit kanë përdorur gjithashtu dhe cigaret elektronike, karamele ose pije me përmbajtje nikotine. Pasi këto alternativa ndihmojnë në largimin nga dëmet e duhanit duke çliruar nikotinë, por duke eliminuar tymin.
Aktualisht në Shqipëri, duhanpirësit kanë në dispozicion alternativa pa tym si cigaret elektronike që ngrohin lëng me përmbajtje nikotine, ose pajisje si IQOS që ngrohin fije të mirëfillta duhani. Këto alternativa pa tym të cigareve tradicionale, ndihmojnë duhanpirësit të eliminojnë një pjesë të konsiderueshme të dëmeve që shkaktohen nga djegia e duhanit.
Pra, pavarësisht mënyrës, vetëm sigurohuni të gjeni atë që ju përshtatet më mirë për arritjen e qëllimit final, lënien e duhanit.