Donika Gërvalla e konfirmon: Ilir Dugolli emërohet ambasador i Kosovës në Uashington

29 nëntor 2021 | 23:55

Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla ka konfirmuar se Ilir Dugolli do të jetë ambasador i Kosovës në Uashington.

“Kosova e ka ambasadorin në Uashington”, tha Gërvalla.

‘Është e vërtetë Ilir Dugolli është mabasadori ynë në Uashington”, shtoi ajo në emisionin DPT TE Fidani.

Kujtojmë se Valdet Sadiku, nga marsi i këtij viti ishte bërë shef i Ambasadës së Kosovës në Washington. Por më shumë se tetë muaj pasi institucionet e Kosovës e kishin ngarkuar Sadikun me punë në misionin kryesor diplomatik, ai u largua prej atje.

Kush është Ilir Dugolli?

Ilir Dugolli aktualisht është ambasador i Kosovës në Turqi.

Ai ishte emëruar shef i misionit diplomatik në Ankara në vitin 2019. Emërimi i tij ishte bërë me propozim të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të atëhershëm të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit.

Më herët, Dugolli ka qenë ambasador në Belgjikë.

Ai po ashtu ishte akredituar si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Kosovës në Estoni, atëherë me rezidencë në Belgjikë.

Dugolli ka studiuar në Universitetin britanik “Yale” dhe në “Central European University”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bekim Jashari e kishte të pamundur t’i mbante lotët teksa…