Donika Gërvalla fyen gradën e Ramush Haradinajt në UÇK, e quan “gjeneral të vetëshpallur’’

26 janar 2025 | 21:16

Mllefi i zëvendëskryeministres, Donika Gërvalla-Schëarz, ka vazhduar këtë herë ndaj kandidatit për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinajt.

Ajo madje ka devijuar aq thellë sa ka fyer gradën e tij, duke e quajtur ”gjeneral të vetshpallur”.

“Ju e njihni të ashtuquajturin hero të Çakorrit që ju premton anëtarësim të NATO-s për tre muaj madje”.

”Vëllezër, Kosova në NATO nuk hyn as me gjeneralë të vetëshpallur e as me katër milionë euro buxhet në vit për ushtri siç ishte më parë”, shprehej ajo nga një tubim në Deçan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bekë Berisha ka marrë pjesë në përurimin e librit “Lufta…