
Donika Gërvalla largohet nga LDK-ja
11 shkurt 2018
| 13:46
Aktivistja shumëvjeçare e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Donika Gërvalla, është larguar nga kjo parti.
Ajo në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se në LDK tashmë është e pamundur të punosh me nder dhe dinjitet për përparimin e Kosovës. “Shpresa e fundit ka vdekur. Kush beson në ndryshime në këtë LDK rrezikon të mashtrojë vetveten”, ka shkruar ajo.
Donika Gërvalla është vajza e veprimtarit të çështjes kombëtare, Jusuf Gërvalla.
https://www.facebook.com/donikagervalla/posts/10210956412683249