Donika Gërvalla: LDK-ja lidhjet më të fuqishme i ka me Sami Lushtakun
13 shkurt 2024
| 13:20
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka drejtuar akuza të rënda ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Ajo për “Istogu Channel”, ka thënë se LDK-ja lidhjet e fuqishme i ka me Sami Lushtakun.
“Unë mendoj që LDK-në nuk e ndëshkoi PDK-ja, as Guxo, as LV-ja. E ndëshkoi shkelja e premtimeve dhe largimi nga rruga që pritet nga votuesi. Asgjë sot në LDK, ata edhe emrin nuk duan ta kenë LDK-në, por ‘Rruga e re’, ‘Lidhja’. Lidhjet më të fuqishme ata i kanë me Sami Lushtakun”, ka thënë ajo.
Pas ndërhyrjes me habi nga moderator, ajo ka ndërhyrë sërish.
“Po bëni si i befasuar, unë mendoj që LDK-ja në formën që ka ekzistuar dhe në formën që sot kërkohet nga votuesi i LDK-së, nuk ekziston”, ka thënë Gërvalla.