Donika Gërvalla me gjuhë të ashpër ndaj punëtorëve të administratës: Kanë qenë opozita jonë
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka goditur ashpër punëtorët në administrata.
E ftuar të DPT te Fidani, Gërvalla ka thënë se punëtorët e administratës kanë qenë opozita më e madhe.
“Opozita e mirëfilltë e kësaj Qeverie, sidomos në dy vitet e para të qeverisjes sonë, kanë qenë më pak partitë politike, pak mediat sa kanë qenë administrata publike, të cilët nepotizmi ka qenë kryefjala.” – ka thënë ajo ndër të tjera.
Gërvalla u pyet se pse mendon kështu dhe se a mund të jetë për shkak të sinjalizimit, duke e mohuar tha se sinjalizuesit në ministrinë e saj janë njerëzit më të mbrojtur.
“Sinjalizuesit në ministrinë time janë njerëzit më të mbrojtur, sepse kamë nevojë për ta. Sabotimi i punëve brenda institucioneve ka kushtuar shumë kohë dhe sabotimi ka qenë i rregullt, dhe ne më shumë kujdes pa dëmtuar proceset i kemi kaluar ato faza në ministri.” – ka thënë Gërvalla.