Donika Gërvalla njofton se Shkëlqim Devollit nuk i është vazhduar mandatit ‘Konsull Nderi’ në Mal të Zi

19 prill 2025 | 13:44

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka njoftuar se ka marrë fund mandati i Shkelqim Devollit si Konsull Nderi i Republikës së Kosovës në Mal të Zi për rrethin konsullor të Rozhajës.

Gërvalla ka njoftuar se ky vendim është marrë pasi i njëjti ka mohuar ekzistencën e Republikës së Kosovës.

“Kushdo që mohon shtetësinë e Kosovës, nuk mund të jetë përfaqësues i Kosovës. Kushdo që lëkund të vërtetën tonë shtetërore, do ta gjejë Republikën tonë të vendosur dhe të përgatitur ndaj veprimeve të tyre”, shkroi Gërvalla në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka gëzuar…