Donika Gërvalla reagon pas publikimit të një CV-je në emrin e saj për “terroristët e UÇK-së”

16 dhjetor 2021 | 23:46

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka deklaruar se ajo asnjëherë nuk ka folur kundër UÇK-së dhe pjesëtarët e saj nuk i ka konsideruar terroristë.

Ajo ka shtuar se në të kaluarën çdo herë ka mbrojtur UÇK-në në mediume te ndryshme gjermane. Si dhe ka shtuar se është një nga personat që e ka mbështetur gjithmonë UÇK-në.

“Për mu është shumë legjitime që opozita të mos pajtohet për punën qe ne bëjmë edhe kritika është mëse e natyrshme. Nuk ankohem asnjëherë kur ballafaqohem me diçka qe vet kam gabuar. Fushata që është bërë për denigrimin tim personal në raporton me UÇK-në është një fushatë e cila jo vetëm mua personalisht por edhe interesat e këtij vendi i ka dëmtuar goxha”, tha ajo në Kanal 10.

“Në asnjë moment të caktuar, jo dje, jo sot, jo në vitin 99-të, asnjë në vitin 2021 nuk kam një deklaratë që një gazetar mund ta citoj si një deklaratë të timen origjinale në format se si është paraqitur në mediume. Shikoni unë vij nga një rreth familjar ku UÇK-në është diçka që unë jo sot që është lehtë më fol për UÇK, por edhe në të kaluarën pretendoj të jem ndër personat kur edhe në të kaluarën janë trajtuar si terroristë unë kam qenë ajo që në të gjitha mediumet gjermane gjithmonë kam mbrojtur ata djem ato vajza që kanë marrë parasysh jetën e tyre të sakrifikojnë për këtë vend”, shtoi Gërvalla.

Tutej ajo tha se askush dhe asnjëherë nuk do të arrij që të gjejë ndonjë deklaratë të saj ku ajo flet kundër UÇK-së. Si dhe shtoi se shpreson se fushata kundër saj të ketë përfunduar.

“Ne e dijmë se kush janë heronjtë tonë dhe kë adhurojmë por dhe e dijmë se cilat janë qarqet nga të cilat është privatizuar trashëgimia sakrifica dhe kontributi i secilit në luftë. Jo nga goja ime as në qarqe private as në deklarata publike as në gazeta as mesazhe private nuk do të gjeni një deklaratë time ku unë akuzoj UÇK-në për krime. Unë mendoj se ajo nevojë që ata persona kanë pasur të bëjnë fushatë kundër meje të shpreso që të ketë përfunduar”, tha Gërvalla.

E pyetur se ai qëndron ende pas deklaratave që ka bërë kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, Gërvalla tha se mund të diskutohet për këtë temë atëherë kur ajo nuk është më ministre e Punëve të Jashtme.

“Por unë kam folur për individ në atë intervistë në asnjë pjesë nuk flas për UÇK-në. Përkundrazi po të kishim folur për intervistat të tjera për UÇK-në mund të gjeni citate që janë citate të mija reale. Unë kam thënë që krimet e pasluftës është detyrim i kësaj shoqërie nëse janë kryera atëherë unë kam thënë se krimi nuk njeh kombësi. Mos më shtini si ministre e punëve të jashtme t’i përsëris për shkak se kemi njerëz në Hagë dhe unë nuk dua të kontribuoj në përkeqësimin e statusit të tyre. Unë kam folur për individ të caktuar, por në asnjë sekond nuk flitet për UÇK-në”, shtoi ajo.

Kurse kur drejtuesit i emisionit i përmend faktin se personat për të cilët ajoi ka folur kanë qenë themelues të UÇK-së, Gërvalla u kundërpërgjigj me faktin se ajo nuk është “LDK-ja në Gjermani” ndonëse e ka themeluar atë.

“Po çfarë rëndësi ka po edhe unë kam qenë bashkëthemeluese e LDK-së po megjithatë unë nuk jam LDK në gjermani, prandaj përgjegjësia është individuale unë asnjëherë unë nuk e kam akuzuar UÇK-në për asnjë për hapat e saj. Nëse unë kam kritikuar persona individualisht nuk heq dorë nga ajo kritikë, unë në asnjë moment të caktuar nuk kam akuzuar UÇK-në. Po ju tani nuk dua ta përsëris si ministri diçka që kamë thënë diçka si person privat, sepse në raport me partnerët tanë merr konotacion tjetër”, tha ajo.

Tutje ajo shtoi se nuk është ajo qarku anti UÇK, pasi në Kosovë ka qarqe tjera që janë kundër ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Sipas saj për një temë të tillë mund të diskutohet kur ajo s’do të jetë më pjesë e MPJ-së.

Ndërkaq për CV-në e publikuar ku Gërvalla u referohet pjesëtarëve të UÇK-së si terrorist ajo tha se “ku e di se a ekziston”, raporton Paparaci.

“Ku e di unë a ekziston. Nuk kam asnjë CV zyrtare dhe ka një arsye shumë thjeshtë, që ne jemi vonuar me një faqe internet në të cilën ne dëshirojmë që t’i përmbledhim faqet e ambasadave tona, që një qytetar të mos hyjë në 500 faqe, por t’i ketë të përqëndruara. Jemi vonuar me atë proces sepse e kemi të komplikuar çështjen e IT në MPJ”, tha Gërvalla.

Tutje ajo theksoi se nuk ka pasur dhe nuk ka arsye për të pasur afeksion kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“CV-ja ime zyrtare do të jetë e pasqyruar në faqen tonë. Kemi shumë sfida si ministri. Nuk është vetëm CV-ja ime. Janë shumë sfida, kemi mungesa për të cilat nuk jam krenare por janë çështje teknike për të cilat nuk kemi gjetur zgjidhje deri tani. Kot kërkoni, nuk mund të gjeni. Jam mirënjohëse për çdo kritikë, por nuk jam unë personi të cilit i adresohen ato akuza. Nuk kam pasur, nuk kam dhe nuk kam pse të kem afeksion anti UÇK”, tha Gërvalla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea ka marrë vetëm një pikë në shtëpi, duke barazuar…