![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/04/Rashit-Qalaj-31-12-2019-foto-12.jpg)
Donika Gërvalla refuzoi ta varrosë babanë me nderime ushtarake
30 maj 2024
| 08:31
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se Donika Gërvalla ka pamundësuar që babai i saj Jusuf Gërvalla të varroset me nderime ushtarake.
Ai në “Debat Plus” tha se ajo e ka ndarë heroin e kombit nga heronjtë e tjerë.
“Është goxha ofenduese me pa zonjën Shvarz, ka refuzu që heroi i kombit Jusuf Gërvalla të varroset me nderime ushtarake. Zonja Shwarz për babin e saj Jusuf Gërvallën, ka refuzu që ai të varroset me nderime ushtarake. E ka nda nga heronjtë e tjerë”, tha ai.