Donika Gërvalla thotë se është e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë

19 nëntor 2024 | 10:23

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka dalur para Gjykatës lidhur me akuzat për mosraportim ose raportim të rrejshëm të pasurisë. Gërvalla është deklaruar e pafajshme për akuzat e Prokurorisë.

Vitin e kaluar Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Gërvallës.

Prokuroria dyshon se Gërvalla në formularin për deklarim të pasurisë, më 22 mars të 2021-s s’i ka paraqitur të dhënat e kërkuara me ligj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit