Donika Gërvalla, turpi i botës
Shkruan: Ramush Ahmetaj, kandidat i AAK-së për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit, ish luftëtar i UÇK-së
Në tubimin zgjedhor të Vetëvendosjes në Pejë, Donika Gërvalla është marrë gjërësisht me Ramush Haradinajn kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, duke e akuzuar atë me shpifje e fjalë banale që përkojnë me gjeste e veprime të rrugaqëve. Sulmet e Donika Gërvallës mbi strukturën udhëheqëse të UÇK-së, nuk janë të sodit, ato vazhdojnë tash e 25 vite, të orkestruara me akuzat e ushtrisë, policisë dhe prokurorisë serbe kundër UÇK-së. Donika Gërvalla në parim do të duhej të shkarkohej menjëherë nga të gjitha pozitat, sepse i ka shkelë parimet themelore të Kushtetutës, me faktin se ka dalë kundër vendit të vet, kundër Kosovës së lirë, duke dhënë dëshmi të rrejshme kundër strukturës së UÇK-së. Ajo e ka ndihmuar në të gjitha mënyrat mafiozin e paguar nga Rusia Dik Martin për ta shkatërruar UÇK-në, vetëm pse ata e mundën Serbinë (e që pansllavizmi ende se pranon), por edhe u hakmorën shumëfish ndaj atyre që ja vranë babanë dhe agjën e saj. Donika Gërvalla dëshmoj vetë, pagoj dhe stimuloj mbi 200 dëshmitar të cilët u përgaditën në Serbi nga shërbimet e fshehëta, dhe prokuroria serbe, për të dëshmuar në Gjykatën Speciale kundër krerëve të UÇK-së që gjendën në Hagë. Këto veprime kaq të pamatura kundër vendit të vet nuk do t’i bënte as naivi më i madh i shekullit, mjerë shoqëria shqiptare kush e përfaqëson si ministre e jashtme. Poshtërsitë e saj ndaj vendit nuk do ti bënte as kush, me as një çmim. Donika Gërvalla ka 25 vite rresht që merret me familjen Haradinaj, më konkretisht me ikonën e luftës Çlirimtare Ramush Haradinaj, duke përdor një fjalor kundër tij që tek shqiptarët nuk ekziston. Familja Haradinaj është familje emblematike, e cila dha luftëtar e burra atdhetar nga Lidhja e Prizrenit e gjërë më sot. Brigada më e lavdishme e këtij shekulli është Brigada 131 “Jusuf Gërvalla” të cilën e ka udhëheq Gjenerali Daut Haradinaj u emërua me emrin e Jusuf Gërvallës, në shenjë nderi e rrespekti. Kurse veprimtari dhe organizatori ndër më të mëdhenjt e të gjitha kohërave Ismajl Haradinaj ishte miku më i ngusht dhe bashkëveprimtar i Jusuf Gërvallës. Të frymëzuar me idetë e Bacës Smajl e Jusuf Gërvallës, u angazhuam me të mëdhenjë e më të vëgjël në lëvizjen çlirimtare. Familja Haradinaj është e veçantë dhe nuk ka ndonjë familje tjetër në shqiptari që mund ta tejkaloj mundin e sakrificën për këtë tokë. Prandaj rruga që ka ndjekë dhe sjellja e keqe për 25 vite e Donikës ndaj Ramush Haradinajt dhe familjes së tij, tregon qartë se ajo është rreshtuar në taborrin sllavë, ruso-serb, duke e marrë edhe rolin e komandantit të kolonës së pestë që Serbia dhe Rusia po e përdorin për ti goditur krerët e UÇK-së. Donika Gërvallën e ka përzën partia e vet, sepse ka shkaktuar qindra incidente përqarje dhe probleme që kurrë nuk janë riparuar. Për shkak se ka qenë vajza e Jusuf Gërvallës, njerëzit nuk janë marrë me të. Sepse veprimet e saj, fyerjet që ua bënë të tjerëve, sjelljet ndaj të tjerëve, qojnë në një situatë që Donika të jetë psikopate, manjake e llojit të vet. Donika Gërvalla është thirrë në vlera të prindit dhe familjes Gërvalla, por vetë është treguar njeriu më i pa vlerë në Kosovë, e ka koritë familjen. Ajo ka disa afera korruptive të hapta dhe të turpshme sepse janë zhvatë miliona euro duke e keqpërdorë postin e saj, për ta vjedhë shtetin, i cili i besoj si bijë e Jusuf Gërvallës. Që kur Donika Gërvalla është në pozitën e ushtrueses së detyrës së ministres së jashtme, çdo ditë është përballur me veprime antikushtetuese nga njerëzit e partisë dhe klanit të saj mafioz, të cilët më sjelljet e tyre të këqija i sollën sanksionet e para ndërkombëtare Shtetit të Kosovës, që Serbia punoi me dekada për ti arritur këto qëllime që Donika me shefin e saj Albin Kurtin i realizoi duke e dëmtuar Kosovën në lulëzimin e saj. Albin Kurti dhe qeveria e tij gjatë katër viteve qeverisje janë sjellë sikurse në fillim kur ishin pjesë e Lëvizjes KAN dhe udhëheqësit e saj Nenad Rikallo një kriminel serb i cili e kishte formuar këtë lëvizje. Më 12 qershor 2005 në muret që rrethonin ndërtesën e UNMIK-ut, aktivistët shkruan parullën Jo negociata, vetëvendosje, që solli në transformimin e KAN-it në Lëvizjen Vetëvendosje! Albini është thirrur nga Prokuroria Speciale për ta marrë në pyetje, për mega skandalet e qeverisë Kurti, prokuroria ka fakte të bollshme, emajla, foto, e prova të shumta që e implikojnë direkt ministrin Kurti, dhe stafin e tij të ministrave dhe deputetëve në veprimtari penale që sot apo nesër duhet të përgjigjen para drejtësisë, ku një vend më special është edhe për Donika Gërvallën. Aferat korruptive të publikuara që janë edhe pjesë e aktakuzave të juaja në të ardhmën e afërt kapin shifrën e mbi një miliard eurove. Në kohën kur është sulmuar kanali i Ibër-Lepencit, nga sulmuesit terrorist në fund të nëntorit 2024. Në krye të Bordit të Ndërmarrjës Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”ka qenë Faruk Mujka i cili ishte pjesë e Partisë së SPS-it të Mira Markoviqit gruas së Millosheviqit i cili ishte arrestuar për afera korruptive. Një gjë është e qartë se sulmuesit terrorist të kanali të Ibër-Lepencit, po ta kishin vendosur eksplozivin pak metra më tutje dëmet do të kishin qenë të pa riparueshme. E vërteta nuk ndyshohet, Donika Gërvalla është vajza e keqe e Jusuf Gërvallës që për krejt pasurinë e botës nuk kemi pasë dëshirë me e pa dhe me e njoftë kështu si është, turpi i botës!